![Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci](/uploads/zeri.info/images/2024/February/27/auto_auto_Pellumb_Bajqinovci17086093021709056241.jpg)
Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci
Aktuale
February 27, 2024 - 18:49
Pëllumb Bajqinovci, nuk është më kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Ai është shkarkuar nga kjo pozitë në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot.
Kjo erdhi pas prishjes së koalicionit në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Në seancë të pranishëm ishin asamblistët e LVV-së, PDK-së, AAK-së dhe AKR-së.
Për shkarkimin e Bajqinovcit votuan pro 33 asamblistë.
Pëllumb Bajqinovci, është nga radhët e LDK-së.
Ai u zgjodh më 27 qershor pas shkarkimit të Fehmi Kupinës, nga kjo pozitë. /klankosova