Samiti për Ukrainën në Shqipëri, Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Osmani
Foto: Laura Hasani

Samiti për Ukrainën në Shqipëri, Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Osmani

Aktuale February 27, 2024 - 09:21

Sonte në Shqipëri pritet të arrijë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama.

Në Samitin e parë mes Ukrainës dhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Tiranë, e pranishme do të jetë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo është konfirmuar nga Presidenca.

Ndërkohë, pak ditë më parë në një mesazh në platformën X, kreu i shtetit të Ukrainës vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe shprehu padurimin për një të ardhme më të sigurt për gjithë Evropën. Shqipëria ka vendosur disa sanksione ndaj Rusisë, ndërsa ka dënuar luftën e saj në Ukrainë.