Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, Rama: Rol kyç në operacionet e Aleancës

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, Rama: Rol kyç në operacionet e Aleancës

Aktuale February 27, 2024 - 08:39

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Baza Ajrore Taktike e NATO-s do të luajë rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të Aleancës.

Rama, në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo është një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës.

“Mirëmëngjesi dhe nga Baza Ajrore Taktike e NATO-s që hapet së shpejti në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s, duke shërbyer edhe si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.