Eurodeputeti gjerman: Serbia me Vuçiqin ka zero shanse për BE
Aktuale
February 27, 2024 - 08:14
Eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer, ka reaguar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili në një intervistë tha se Tajvani është Kinë.
Butikoferi ka deklaruar se Vuçiqi luan rolin e tij të preferuar si person ndaj regjimeve diktatoriale.
“Me marrjen e tij në pozicione të tilla, unë mund të parashikoj në më pak se pesë sekonda se cilat janë shanset e tij për ta futur Serbinë në BE, zero”, shkroi ai në platformën X.
Here is @avucic playing his favorite role as sycophant to dictatorial regimes. With him taking such positions, I can predict in less than 5 seconds what his chances are of getting #Serbia into the #EU: Zero. Null. Nada. #SimpleAndClear https://t.co/V6jekuWcZl
— Reinhard Bütikofer (@bueti) February 26, 2024