Haxhiu kërkon angazhim të shoqërisë për mbrojtjen e të drejtave të grave

Haxhiu kërkon angazhim të shoqërisë për mbrojtjen e të drejtave të grave

Aktuale February 23, 2024 - 14:50

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se bashkëpunimi dhe angazhimi i shoqërisë janë thelbësore për të krijuar një shoqëri me të drejta të barabarta.

Me këtë rast, Haxhiu ka kërkuar të jenë bashkërisht në mbrojtje të grave, të cilat janë cak i sulmeve në bazë gjinore.

Në kuadër të konferencës “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325”, Haxhiu tha se në luftën kundër këtyre dukurive duhet të jenë të bashkuar.

“Sigurisht që angazhimi ynë i përbashkët kundër luftës në baza gjinore është edhe një detyrim moral edhe shoqërisë që nuk duhet të jetë me kufizime kulturore apo etnike. Përtej dallimeve e etniteteve, ky angazhim është i domosdoshëm për të garantuar respektim dhe mbrojte të të drejtave të grave e të gjithë personave që janë të prekur”.

“Në një realitet ku dhuna e grave është ende një problem i hapur, bashkëpunimi e angazhimi i të gjithë individëve dhe shoqërive është thelbësor për të krijuar një shoqëri me të drejta të barabarta për të gjithë, duke refuzuar që të pranojmë dhunën në bazë gjinore dhe ta përforcojmë mesazhin se çdo individ meriton të jetojë në një mjedis të sigurt, duke respektuar pavarësisht origjinës së tyre kulturore ose etnike në këtë kontekst promovimi i edukimit dhe ndërgjegjësimit është etik për të arritur një shoqëri të drejtë, po ashtu të barabartë”, u shpreh Haxhiu. /EO