Politikani serb publikon një video: Pretendon se Radojçiqi festoi ditëlindjen afër kufirit me Kosovën

Politikani serb publikon një video: Pretendon se Radojçiqi festoi ditëlindjen afër kufirit me Kosovën

Aktuale February 22, 2024 - 15:56

Politikani serb, Nemanja Sharoviç, ka shpërndarë një video në platformën “X”, ku pretendon se është festuar ditëlindja e Milan Radoiçiq.

Në video shihet se festa është zhvilluar në Kopaonik, ndërsa shihet edhe hedhja e fishekzjarrëve, shkruan lajmi.net.

Në Kopaonik, ish-kryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq ka hotele në pronësi të tij.

Ndërsa autenticiteti i videos së publikuar është ende e paqartë se a ka qenë me të vërtetë Radoiçiq në festë.

“Milan Radoiçiq ishte dje në Kopaonik, me fishekzjarrë dhe një pankartë “GËZUAR DITËLINDJA KOMANDANT!!!” festoi 46-vjetorin e lindjes.”