Lajçaku takohet me gruan që e ka në dorë anëtarësimin e Kosovës në KE

Lajçaku takohet me gruan që e ka në dorë anëtarësimin e Kosovës në KE

Aktuale February 21, 2024 - 20:14

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar sot me deputeten greke në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodora Bakoyannis.

Siç dihet Bakoyannis është zgjedhur raportuese për aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshllin e Evropës, ndërsa anëtarësimi i vendit tonë, varet nga raporti që pritet të përgatis Bakoyannis, transmeton Zeri.info.

Në një njoftim në Twitter, Lajçaku ka treguar për takimin, pa përmendur faktin se ajo është edhe raportuese për Kosovën në KE.

“Shkëmbim i shkëlqyer dhe i dobishëm me Dora Bakoyannis, Raportues për Komisionin e Çështjeve Politike të APKE-së. Ne diskutuam dosjet tona përkatëse. E informova për zhvillimet më të fundit në Dialog dhe ajo dha një pasqyrë të aktiviteteve të saj në muajt e fundit”, ka shkruar Lajçaku.

Sipas rregullores, Bakoyanis ka dy vjet kohë për të përgatitur një raport për përmbushjen e kërkesave të Kosovës, të cilin më pas do t'ia dërgojë komisionit kompetent për diskutim dhe miratim. /Zëri