Ambasadorët shkojnë në Qeveri

Ambasadorët shkojnë në Qeveri

Aktuale February 21, 2024 - 12:11

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ai i Francës, Olivier Guerot, si dhe ambasadori italian, Antonello De Riu, janë parë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. 

Ndryshe, pas vendimit të BQK-së për të ndaluar përdorimin e dinarit, presioni nga ndërkombëtarët është shtuar.

Po ashtu vlen të theksohet se ambasadorët kanë mbajtur një takim me Kurtin edhe javë më parë.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Bashkimi Evropian tashmë kanë dalë me qëndrimet e tyre mbi këtë çështje.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se ky është vendim i BQK-së dhe se politika nuk mund të ndërhyjë në vendimet e institucioneve të pavarura. /eo

Image