Vuçiq: Micheli më tha gjithçka që pati për Banjskën, po kërkon zgjidhje për dinarin

Vuçiq: Micheli më tha gjithçka që pati për Banjskën, po kërkon zgjidhje për dinarin

Aktuale February 21, 2024 - 09:08

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se biseda telefonike e së martës me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, nuk ka qenë e lehtë, por se është pajtuar me të për çështjen e dinarit në Kosovë.

“Më tha se po kërkojnë mënyra dhe se po kërkojnë zgjidhje”, tha Vuçiqi për RTS.

Ai, mes të tjerash, theksoi se Evropa duhet të shikojë interesat e saj strategjike dhe t’i ofrojë diçka Serbisë.

Vuçiqi tregoi se zyrtari i lartë evropian i ka thënë gjithçka që ka për Banjskën dhe se, siç u shpreh presidenti serb, “Micheli ishte i drejtë dhe ka treguar respekt për Serbinë”, transmeton Klankosova.tv.