Pajaziti kujton 17 Shkurtin: Kuvendin e kishim më të rëndësishmin për t’i ofruar siguri
Foto: Laura Hasani

Pajaziti kujton 17 Shkurtin: Kuvendin e kishim më të rëndësishmin për t’i ofruar siguri

Aktuale February 17, 2024 - 19:28

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, ka folur edhe për procesin e asaj dite dhe për koordinimi me Policinë e Kosovës, krerët politik dhe ata ndërkombëtar, teksa shton se atë ditë, qëllim kishin sigurinë e kuvendit dhe të shkonte gjithçka sipas planit.

“Ishte një plan i përgatitur mirë për menaxhimin e asaj dite dhe gjithçka ishte perfektë. Policia ishte e koordinuar me KFOR, UNMIK dhe partnerët tjerë, ndërkohë që ne e kishim koordinuar gjithë këtë projekt me partnerët kryesorë. Kishte një vullnet dhe energji të paparë te gjithsecili. Më e rëndësishmja ishte që akti i shpalljes, pra Kuvendi të jetë i sigurt dhe të mundësohej që gjithçka të shkonte mirë. Dhe ashtu ndodhi”, ka thënë Pajaziti. /frontonline