Tenderi tremilionësh për kompleksin memorial “Adem Jashari” përfundon në Gjykatë
Aktuale
February 16, 2024 - 09:19
Tenderi tre milionësh për kompleksin memorial “Adem Jashari” do të përfundojë në Gjykatë Komerciale.
Kështu ka bërë të ditur Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë INSI SHPK, përmes një komunikate.
INSI-ja të premten do të mbajë konferencë për media, me rastin e dorëzimit të padisë dhe kërkesës për shtyrje të ekzekutimit të Vendimit të OSHP-së, pranë Gjykatës Komerciale.
Siç njoftohet, në këtë konferencë do të pasqyrohen shkeljet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Organit Shqyrtues të Prokurimit, lidhur me tenderin “Zhvillimi i master-planit për kompleksin memorial ‘Adem Jashari’”, në vlerë tre milionë euro.