Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada e Japonisë me rastin e ditëlindjes së perandorit
Foto: ZKM

Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada e Japonisë me rastin e ditëlindjes së perandorit

Aktuale February 14, 2024 - 23:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmjen e sotme në pritjen e organizuar nga ambasada e Japonisë, me rastin e ditëlindjes së perandorit. Pjesëmarrja e tij vjen edhe pas takimit të mbajtur më herët gjatë ditës me ambasadorin jorezident të Japonisë, Ryuta Mizuuchi.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti u shpreh: “Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, t'i dërgoj urimet tona më të ngrohta Madhërisë së Tij Perandorit Naruhito me rastin e ditëlindjes së tij. Ne përcjellim urimet tona më të përzemërta për shëndet të mirë, begati dhe përpjekje fisnike të Madhërisë së Tij për popullin japonez”.

Image

Më tej, kryeministri fuqizoi mesazhin e rëndësisë së miqësisë, partneritetit e aleancës me Japoninë dhe popullin e saj, duke përmendur edhe ndihmën e çmuar të dhënë nga qeveria japoneze për refugjatët kosovarë gjatë periudhës së vështirë të viteve 1998-1999, e cila mbetet e ngulitur në kujtimet tona dhe e çmuar në zemrat tona. Përmendi dhe Dr. Sadako Ogata, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët me origjinë japoneze, i cili ka luajtur një rol kryesor në ofrimin e ndihmës për refugjatët në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, dhe profesorin Hisashi Owada, ish-kryetar i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili udhëhoqi Opinionin e GJND-së më 22 korrik 2010, ku u pohua se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare – kontribut për të cilin ne jemi thellësisht mirënjohës.

Image

Kryeministri shprehu dhe mirënjohjen e thellë për Qeverinë e Japonisë për partneritetin e saj të palëkundur dhe mbështetjen thelbësore në sektorë të ndryshëm të zhvillimit.

Në përfundim, ai nënvizoi se jemi të lumtur nga avancimi i vazhdueshëm i miqësisë dhe bashkëpunimit tonë, i dukshëm në thellimin e marrëdhënieve tona.

Image


“Vizitat zyrtare qeveritare të vitit të kaluar e kanë forcuar më tej lidhjen tonë. I shprehim mirënjohjen e sinqertë Qeverisë japoneze për vendimin e saj për të hequr kërkesat për viza për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare, duke filluar nga 25 marsi - një moment historik i rëndësishëm në marrëdhëniet tona dypalëshe”, u shpreh kryeministri. /Zeri.info/

 

Image

Image

Image