Lajçaku dhe O’Brien flasin për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të mërkurën ka zhvilluar një takim me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.
Përmes një postimi në platformën sociale X, Lajçak tha se bisedimet e tyre u përqendruan në zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa takimi u zhvillua në prag të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Lajçak theksoi bashkëpunimin e ngushtë midis tij dhe O’Brien.
“Ne bëmë një shkëmbim të mendimeve rreth zhvillimeve të fundit në rajon dhe perspektivave që presin në horizont. Ne u pajtuam për bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm”, theksoi Lajçak.
Ai po ashtu falënderoi Shtetet e Bashkuara në përfshirjen dhe përkrahjen diplomatike.
Great to catch up with @StateEUR O’Brien ahead of this year’s Munich Security Conference. We compared notes on the latest developments in the Western Balkans and prospects for the coming period. Agreed to stay in very close touch. Grateful for the strong ë support to my work. pic.twitter.com/y1KjhNA1UF
— Miroslav Lajëák (@MiroslavLajcak) February 14, 2024