Dënohet me 200 euro personi që hodhi lavatriçen nga ballkoni i banesës dhe rrezikoi qytetarët
Aktuale
February 14, 2024 - 19:16
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka gjobitur me 200 euro një qytetar për hedhjen e mbeturinave inerte në mënyrë “të rrezikshme dhe në hapësirë publike”.
“Inspektorët e Inspektoratit të Kryeqytetit kanë gjobitur me 200 euro personin i cili ka hedhur në mënyrë të rrezikshme mbeturinat inerte nga ballkoni i një objekti duke rrezikuar kalimtarët e rastit”, njofton komuna, derisa pati edhe një thirrje për qytetarët.
“Të nderuar qytetarë, ju lutemi të keni kujdes, mos hidhni mbeturina ku nuk lejohet sepse do të gjobiteni bazuar në rregullore”.