Vizita e Blinkenit në Tiranë, Andoni: Pritet nënshkrimi i dy marrëveshjeve mes Shqipërisë e SHBA-së
Aktuale
February 14, 2024 - 18:34
Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken, do ta vizitojë Shqipërinë të enjten më 15 shkurt.
Gjithçka duket gati për ta pritur shefin e diplomacisë amerikane.
Lidhur me vizitën e tij ka folur analisti politik Ben Andoni.
Andoni tha se pritet që të nënshkruhen dy marrëveshje mes Shqipërisë dhe ShBA-së.
“Për shkak të mosqenit të z. Rama, ia ka deleguar të drejtën e nënshkrimit zëvendëskryeministres, znj. Balluku. Po ashtu z. Rama do ta mirëpres z. Blinken si nikoqir kur të vijë nga Brukseli dhe do të mbajnë konferencën e shtypit të përbashkët”, tha Andoni në Klan Kosova.