Haxhiu: Ka pengesa të vazhdueshme për reformë nga institucionet e drejtësisë
Foto: Laura Hasani

Haxhiu: Ka pengesa të vazhdueshme për reformë nga institucionet e drejtësisë

Aktuale February 14, 2024 - 13:08

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se që nga fillimi i marrjes së detyrës së saj si ministre, sfidën më të madhe e ka pasur jetësimin e zotimit për reformë në drejtësi.

Sipas saj, kjo është si pasojë e pengesës së vazhdueshme të institucioneve të drejtësisë.

Lidhur me këtë, Haxhiu ka marrë si shembull procesin e vettingut, që ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

“Prej momentit kur kam pranuar detyrën, sfida më e madhe ka qenë jetësimi i reformës në drejtësi. Kemi pasur mbështetje shumë të madhe të qytetarëve për të jetësuar reformën në drejtësi. E dini vetë ju sa kanë nevojë për drejtësi dhe sa shumë e duan atë. Sa shumë duan që Kosova të jetë shtet i së drejtës”, ka thënë Haxhiu.

“Kemi pasur vullnetin tonë të hekurt për të vazhduar sipas zotimeve që kemi dhënë para qytetarëve, por në anën tjetër jemi përballur me pengesat e vazhdueshme nga institucionet e drejtësisë sepse siç jeni në dijeni edhe përkundër që kemi aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese për Vettingun në sistemin e drejtësisë, ende institucionet e drejtësisë konsiderojnë që nuk ka nevojë Kosova për vetting që do të verifikonte integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ka thënë ministrja e Drejtësisë. /dukagjini