Abbotti në takim përshëndetës me Osmanin
Aktuale
February 14, 2024 - 12:54
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës, Nicholas Abbott, njofton se takimin e fundit përshëndetës në vendin tonë e kishte me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën tha se reflektuan mbi thellësinë dhe gjerësinë e partneritetit Britani e Madhe – Kosovë gjatë mandateve të tyre.
“Isha i shoqëruar nga fituesit mbresëlënës të konkursit ‘Bëhu ambasador për një ditë’. Presidentja ndau këshillat e saj me të rejat dhe diskutuam idetë e tyre për përmirësimin e barazisë gjinore në Kosovë. Kjo mbetet një sfidë për të dy kombet tona, por edhe një fushë ku ne mund të mësojmë nga njëri-tjetri, duke ndërtuar një marrëdhënie të veçantë”, shkroi Abbotti në postimin e tij në platformën X.