Haxhiu përmend sukseset e dikasterit të saj
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për vendimet që janë marrë në mbledhjen e Qeverisë.
Në konferencën për media Haxhiu ka thënë se qytetarët më 14 shkurt të vitit 2021 i kanë dhënë mbështetje për t’i çuar përpara zotimet e tyre.
Ajo përmendi edhe ndarjen e një banese për pesë vjet për një vajzë 11-vjeçare, e cila ishte viktimë e trafikimit.
“Urime ditën e ndryshmit të madh, ditës kur qytetari me mbështetjen e madhe na dhanë që t’i shtymë përpara reformat. Dy zotimet kanë qenë, punësim dhe drejtësi. Sot votuam projektligjin për Gjykatën Administrative që ka qenë zotim yni dhe që ka për qëllim çështje të kontesteve administrative. Stafi do të shtohet që të jenë të përgatitur profesionist. Po ashtu Qeveria morri vendim që një banës të konfiskuar ta ndaj për një viktimë të trafikimit. Të gjitha banesat e konfiskuara do t’i dhurojmë për ata që kanë nevojë”, u shpreh Haxhiu, teksa foli edhe për marrëveshjet me Malin e Zi.
“Miratuam tri marrëveshje ndërkombëtare me Malin e Zi. Miratuam edhe projektligjin që ka të bëjë me BE-në. Se pari gjatë kësaj javë janë në seancë votimi për vettingun në sistemin e drejtësisë. Po vazhdojmë me reformën në KPK-në. Sa i përket luftës kundër korrupsionit, kemi miratuar Ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme… Kemi miratuar ligjin që themelon Institutin për hulumtim dhe dokumentimin e krimeve të luftës”, tha ajo. /EO