Rama në Abu Dhabi, njofton se së shpejti do të nënshkruajë një marrëveshje për tregti
Aktuale
February 14, 2024 - 10:55
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pritur në takim nga presidenti i Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan.
Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se së shpejti do ta nënshkruajë një marrëveshje për tregti të lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara, raporton Zeri.info.
“I nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpi e presidentit të Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin biseduam për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë, si edhe për marrëveshjen e tregtisë së lirë që do të nënshkruajmë së shpejti”, shkroi Rama. /Zëri