Rizvanolli: Nivelet e ujit në Ujman, aktualisht ndër më të lartat
Foto: Facebook

Rizvanolli: Nivelet e ujit në Ujman, aktualisht ndër më të lartat

Aktuale February 13, 2024 - 23:19

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se nivelet e ujit në digën e liqenit të Ujmanit aktualisht janë ndër më të lartat me 303 milionë metra kub. Me sasinë e ujit 5 metra nën maksimum, ajo qëndron stabile e aty punojnë 21 punëtorë.

“Së bashku me Zëvendës Ministrat, Geotar Mjeku dhe Nenad Stanojeviq u mirëpritëm nga Kryeshefi Faruk Mujka, ku diskutuam mbi performancën e ndërmarrjes, sigurinë e digës dhe mundësitë për investime në hidrocentral dhe përgjatë kanalit”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.

Sipas saj, nivelet e ujit në digën e liqenit të Ujmanit aktualisht janë ndër më të lartat me 303 milionë metra kub. :Me sasinë e ujit 5 metra nën maksimum, ajo qëndron stabile e aty punojnë 21 punëtorë”, tha ajo.

“Së bashku me Zëvendës Ministrat, Geotar Mjeku dhe Nenad Stanojevië u mirëpritëm nga Kryeshefi Faruk Mujka, ku diskutuam mbi performancën e ndërmarrjes, sigurinë e digës dhe mundësitë për investime në hidrocentral dhe përgjatë kanalit. Aty janë vendosur pajisjet për matjen e lëvizjeve seizmike dhe për sigurinë e digës, e po punohet edhe në vendosjen e sensorëve në mënyrë që nivelet e ujit të kontrollohen edhe nga dhoma e kontrollit në Shkabaj. Niveli i rrjedhjeve në trupin e digës dhe stabiliteti i digës aktualisht kontrollohen nga galeria e cila gjendet në 90 metra thellësi”, tha ajo,

Duke shtuar se Ndërmarrja “Ibër Lepenci” e cila menaxhon këtë digë, në vitin 2023 ka siguruar të hyra në vlerë prej 10 milionë euro.

“Rritje të lartë ka pasur edhe prodhimi i energjisë elektrike nga Hidrocentrali që gjatë vitit 2023 ka shënuar rekord e janë prodhuar 146 mijë megavatëorë energji elektrike, që shënon rritje prej 95% prej vitit paraprak. Përgjatë vizitës takuam edhe patrollën e policisë tek diga e vogël kompensuese, një patrollë profesionale e multi-etnike që me zell e përkushtim po punojnë për sigurinë e të gjithë qytetarëve”, shkroi ajo.