Partitë serbe afër një marrëveshjeje për zgjedhjet në Bujanoc, ato shqiptare nesër ftohen për takim
Aktuale
February 13, 2024 - 19:38
Nevzad Lutfiu, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, ka bërë të ditur se do të ftojë nesër për takim të gjitha partitë shqiptare për zgjedhjet lokale.
“Partitë serbe të Komunës së Bujanocit janë afër arritjes së marrëveshjes që në zgjedhjet lokale që do mbahen këtë vit të dalin me një listë të përbashkët”.
“Për të diskutuar rreth mundësisë së krijimit të një liste ose marrëveshjes në parim për shumicë shqiptare, nesër përmes një shkrese do t’i ftoj kryetarët e gjitha subjekteve politike shqiptare për një takim”, ka shkruar Lutfiu në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.