Këshilltarja e Kurtit i reagon ambasadorit gjerman pasi tha se Kosova dhe Serbia janë në një situatë humbëse
Aktuale
February 13, 2024 - 16:05
Fëllënza Podrimja, këshilltarja politike e kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit do të ishte fitimprurëse.
Ajo është deklaruar kështu pasi ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, sot ka përmendur situatën humbje-humbje, në rastin e Kosovës dhe Serbisë, duke iu referuar një rezultati të dëmshëm për të gjithë të përfshirët.
“Nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit me Aneksin e Ohrit do të ishte fitimprurëse! Fatkeqësisht, njëra palë jo vetëm që e refuzon këtë, por e lufton atë në çdo front”, ka shkruar Podrimja.