Hidhet poshtë kërkesa e mbrojtjes për pezullim të procedurës ndaj Januzit, Bahtjarit dhe Shalës

Hidhet poshtë kërkesa e mbrojtjes për pezullim të procedurës ndaj Januzit, Bahtjarit dhe Shalës

Aktuale February 13, 2024 - 15:23

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou ka marrë vendim të hidhet poshtë kërkesa e mbrojtësve të Ismet Bahtjarit, Haxhi Shalës dhe Sabit Januzit që të pezullohet procedura në fazën në të cilën ndodhet.

Kërkesa e mbrojtjes së tre të akuzuarve erdhi pasi Ministria e Drejtësisë në Kosovë ende nuk ka ndonjë vendim nëse ata do të financohen nga ky institucion.

“Pasi dëgjova palët dhe duke marrë parasysh fazën e procedurës në të cilën jemi se faza e procedurës paraprake është në vazhdim e sipër dhe se lënda nuk është transferuar akoma të trupi gjykues, konstatojë që nuk iu është shkaktuar dëm mbrojtjes në këtë fazë përmes vazhdimit të procedurës. Më tej konstatoj se Zyra Administrative është e ngarkuar që të bisedojë me Zyrën e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë me qëllim që të zgjedhë në mënyrë urgjente çështjen e financimit; për rrjedhojë hedhë poshtë kërkesën për pezullim të procedurës në këtë fazë”, tha Guillou.

Ndërsa, lidhur me këtë çështje, gjyqtari urdhëroi Zyrën Administrative të kontaktojë me Ministrinë e Drejtësisë në mënyrë urgjente.

“Pasi dëgjova palët dhe duke vlerësuar natyrën urgjente të çështjes që ka të bëjë me financimin e ekipeve të mbrojtjes URDHEROJË; zyrën administrative që të kontaktojë menjëherë në mënyrë urgjente Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë duke theksuar natyrën urgjente të kësaj çështje dhe që të HULUMTOJNË- bëjnë kërkime lidhur me çështjen e financimit dhe të kërkojnë informacione shtesë lidhur me kohën që pritet për afatin kohor për marrjen e vendimit të ministrisë dhe që të RAPORTOJNË; lidhur me këtë deri të martën me datë 20 shkurt 2024”, tha ai.

Duke pasur parasysh bashkimin e lëndëve 10 (Ismet Bahtjari dhe Sabit Januzi) dhe 11 (Haxhi Shala), dhe ndërprerjen e dosjes së kësaj të fundit, Guillou vlerësoi se duhet të pranohen parashtrime lidhur me të drejtat e qasjes që do të iu jepen palëve.

“…Rrjedhimisht, urdhërojë ZPS-në që të bëjë parashtrimet e saj, deri të martën me datë 20 shkurt 2024 e cila do të trajtojë pikat në vijmë; 1). Cilat parashtrime të protokolluara dhe vendime nga KSC-BC-2018-01 që nga dorëzimi i parashtrimit të datës 15 dhjetor 2013 lidhur me transferimin e parashtrimeve që janë F00136 në çështjen 10 dhe F00020 në çështjen 11 të cilat pra nga këto mund të vihen në dispozicion të këtyre tre të akuzuarve; 2). Cilat parashtrime aktualisht të klasifikuara si konfidenciale në secilin lëndë mund të vihen në dispozicion të të tre të akuzuarve; 3) Cilat parashtrime të klasifikuara aktualisht si rreptësisht konfidenciale dhe ‘ex partë’ në secilën prej këtyre lendeve, mund të riklasifikohen dhe të vihen në dispozicion të tre të akuzuarve. Lidhur me këtë, nëse ZPS-ja kundërshton riklasifikimin e këtyre parashtrimeve nëse do mund të parashtrojnë një version të redaktuar konfidencial apo të thonë se kjo gjë nuk mund të bëjnë; 4) Cilat parashtrime të identifikuara në parashtrimet e ZPS-së lidhur me riklasifikimin e parashtrimeve të protokolluara në çështjen 10 të cilat janë F00117 dhe F00090 tani mund në këtë fazë të riklasifikohen”, tha gjyqtari Guillou.

Po ashtu, lidhur me këtë pikë, Guillou udhëzoi mbrojtje që t’u përgjigjet parashtrimeve të ZPS-së në qoftë se dëshiron ta bëjë një gjë të tillë deri më 27 shkurt 2024. Ai tha se pastaj nuk do të ketë kundërpërgjigje.

Po ashtu, Guilloi urdhëroi mbrojtjen që t’i dorëzojë parashtrimet e tyre lidhur me kundërshtimet për pranueshmërinë e disa provave materiale.

“Pasi dëgjova palët dhe duke pasur parasysh kundërshtimet e mbrojtjes lidhur mbi pranueshmerinë të materialeve dhe provave të nxjerra sipas rregullës 102 të rregullores urdhërojë mbrojtjen që të parashtrojnë kundërshtimet e tyre në qoftë se kanë deri me datë 22 prill 2024”, tha ai.

Tutje, gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Gouillou tha se konferenca e radhës mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Bahtjarit, Januzit dhe Haxhi Shalës do të programohet për në mars.

Paraprakisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar e përfaqësuar nga prokurorja Jasmine Shahabbudin në parashtrimet e veta tha se materialet dhe provat sipas rregullës 102(b) janë nxjerrë brenda afateve të caktuara mbi nxjerrjen e materialeve përjashtimisht disa materialeve dhe provave shtesë të kufizuara të cilat dalin në vazhdim e sipër gjatë hetimeve.

Ndërsa, mbrojtja e Januzit Jonathan Elystan Reese tha se ZPS-ja nuk ka përfunduar procesin e nxjerrjes së materialeve brenda afateve të përcaktuara në vendimin kornizë mbi nxjerrjen e materialeve. Po ashtu, ka vlerësuar se njoftimi sipas rregullës 102 (3) është i paplotë. /BetimipërDrejtësi