Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Radios

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Radios

Aktuale February 13, 2024 - 08:17

Data 13 shkurt është shpallur nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Radios, me qëllim që të kujtohet fuqia e radios në funksion të promovimit të qasjes në informacion dhe të lirisë së shprehjes.

Historia e radios është ajo që arrin të përshkruajë secilin nga hapat më të rëndësishëm të komunikimit të quajtur radio, që nga zbulimi i të ashtuquajturave valë radioje e deri më sot.

13 shkurti është zgjedhur pasi në këtë datë, në vitin 1946, Radioja e Kombeve të Bashkuara ka emetuar programin e parë.

Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, në vitet 2007 deri më 2016, Ban Ki-moon, në fjalët e tij në shënimin e kësaj dite ka pohuar se ajo luan një mision të mirëfilltë në argëtim, edukim, informim, si dhe ndihmon në popullarizimin e ndryshimeve demokratike në gjithë globin.