Zëvendësministri i MPB-së i Turqisë bëri homazhe në Prekaz

Zëvendësministri i MPB-së i Turqisë bëri homazhe në Prekaz

Aktuale February 12, 2024 - 23:46

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Turqisë, Munir Karalogulu, po viziton Kosovën. Ai sot ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkruar në ‘Facebook’, se sot ka shoqëruar për homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, zëvendësministrin e MPB-së të Turqisë, ku me këtë rast në kullën e Jasharajve janë mirëpritur nga Rifat Jashari.

“Nderimi dhe përulja që i bëhet sakrificës së familjes Jashari është nderim për të gjithë ne dhe të rënët për lirinë që e gëzojmë. Falënderoj Zëvendësministrin Karaloglu për vizitën në Republikën e Kosovës e veçanërisht për vizitën në Prekaz. Në frymën e bashkëpunimit mes shteteve tona realizojmë aspiratat e përbashkëta për zhvillim të mëtejmë”, shkroi Sveçla.