Dashevci: Pas 24 shtatorit asgjë më nuk do të jetë njëjtë, sepse është sulmuar shteti
Njohësi i sigurisë në Kosovë, Arben Dashevci, tha se data e 24 shtatorit kur edhe forcat e sigurisë së Kosovës u sulmuan nga një grup terrorist në veri të Kosovës duhet të gravohet diku dhe të mos harrohet.
Dashevci tha se më këtë datë është sulmuar shteti i Kosovës dhe sipas tij pas kësaj atë asgjë më nuk do të jetë njëjtë sa i takon sigurisë së shtetit.
“Republika e Kosovës e ka përjetuar 24 shtatorin dhe kjo duhet të gravohet diku, sepse kjo datë nuk duhet të harrohet, në Republikën e Kosovës sipas mendimit tim asgjë më nuk do të jetë njëjtë sepse është sulmuar shteti nga një grup diversant nga një sulm i pastër terrorist ku edhe e humbëm një rreshter. Tash shtrohet pyetja ku është ai grup terrorist. Në asketin faktik ku qëndrojnë ata terroristë, nuk janë në Republikën e Kosovës”, tha Dashevci.
Ndërsa parullat e serbëve gjatë protestës në veri të mbajtur të hënën me mbishkrimet si: “Ndihmë UN”, “Duam bukë” apo “Mos na lini të uritur”, Dashevci tha se janë njëlloj tifozerie ku partitë si Lista Serbe po e ndërrojnë skenarin, nga ai i dhunshëm në skenarin e viktimës.
“Tash praktikisht sipas mendimit tim është njëfarë lloj tifozerie sepse sipas mendimit po e ndryshojnë skenarin, prej dhunës ku nuk patën sukses sepse u kthyen mbrapsht, prej dhunës, partitë politike prej Listës Serbe e cila është patericë e Beogradit, nuk piu ujë duke iu falënderuar policisë së Kosovës, ata u larguan dhe pasi skenari me dhunë nuk piu ujë, do të tentojnë partitë politike që të viktimizohen duke thënë që nuk kem bukë për të ngrënë, nuk kem barëra, por këtu është faktori ndërkombëtar që na monitoron, dinari më nuk do të kthehet, është fakt i mirë që do të jepet një afat, por ajo çka është e rëndësishme në aspektin sigurisë është e rëndësishme mos të na përsëritet kurrë më 24 shtatori dhe sa më shuam të kujdesemi për Policinë e Kosovës”, deklaroi njohësi i sigurisë, Arben Dashevci./teve1