25 vjet nga varrimi i të masakruarve, serbët maltretuan edhe reçakasit e gjallë
Aktuale
February 12, 2024 - 22:54
Masakrimi sikur nuk u mjaftoi.
45 civilët e bërë copa nga forcat serbe mëngjesin e 15 janarit 1999 në Reçak, pushteti i mori dhunshëm edhe nga xhamia e fshatit atëbotë gjoja për t’ua bërë obduksionin në morgun e Prishtinës.
Aty u mbajtën deri më 11 shkurt kur u sollën për t’u varrosur e përgjatë 27 ditëve pati maltretime të ndryshme tek imami i Shtimes, Isa Tërshani.
Për të mos rënë në sy varrimi masiv, serbët sipas imamit Tërshani, donin që varrimi të bëhet në tri lokacione, gjë që nuk u pranua nga banorët./teve1