Musliu: Asamblistët e PDK-së nuk mund të trajtohen si makinë votimi
Foto:Laura Hasani

Musliu: Asamblistët e PDK-së nuk mund të trajtohen si makinë votimi

Aktuale February 12, 2024 - 22:37

Ilirik Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se asamblistët e PDK-së në Prishtinë nuk mund të trajtohen si makinë votimi.

“Duhet të kuptojmë që ne tash flasim për një gjeneratë të re, së paku flas për asamblenë e Partisë Demokratike të Kosovës, por edhe për drejtorët e PDK-së që ishin në këtë ekzekutiv, e të cilët me të vërtetë nuk janë makinë votimi, nuk mund të ngrinin dorën për çfarëdo teme”, ka thënë Musliu në Klan Kosova.

“Ata kanë pasë vendime, kanë pasë konsistencë në ato vendime, kanë dashur pikat e rendit të shkojnë me kohë, në gjenezë të trajtohen për ato pika”.