“Atentati ndaj Kurtit”, Kusari: Bordi dhe drejtori gjeneral i RTK-së s’e diskutuan fare tekstin partiak
Aktuale
February 12, 2024 - 22:06
Ditë më parë televizioni shtetëror RTK duke u bazuar në burime, publikoi një artikull ku thuhej se ishte përgatitur një atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë kohës që po qëndronte në Maqedoninë e Veriut.
Autoritetet maqedonase theksuan se nuk ka asgjë të vërtetë, prapë RTK-ja nuk hoqi dorë nga ky pretendim, rapoton Zeri.info.
Juristja e mediave, Flutura Kusari sot ka përcjellë nga afër punimet e bordit të RTK-së, për çka tha se nuk u disktua fare ky lajm i publikuar.
Ajo madje lajmin e quajti si “tekst partiak të transmetuar në lajme e kanalin online”.
“Bordi i RTK-se dhe drejtori gjeneral sonte ne takim te bordit nuk e ngriten fare per diskutim tekstin partiak te transmetuar ne lajme dhe kanalin online”, thuhet në reagimin e saj. /Zëri