Mbi 259 mijë lëndë u trashëguan këtë vit në sistemin gjyqësor

Mbi 259 mijë lëndë u trashëguan këtë vit në sistemin gjyqësor

Aktuale February 12, 2024 - 21:53

Mbi 259 mijë lëndë u trashëguan këtë vit në sistemin gjyqësor. Këto shifra vlerësohen se ndikojnë në parashkrimin e lëndëve dhe shkeljen e të drejtave të njeriut për një gjykim në kohë të arsyeshme.

Sirtarëve dhe sallave të gjykatave, u endën 407 mijë e 772 lëndë gjyqësore nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar.

Më shumë se gjysma e tyre, nuk arritën të zgjidhen, duke u trashëguar për këtë vit.

Për një vit, i gjithë sistemi gjyqësor zgjidhi 147 mijë e 584 lëndë.

Megjithatë, për zvarritjen e lëndëve vlerësohet se sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial kanë faj të përbashkët.

Në të gjitha shkallët e gjyqësorit, veprojnë 479 gjyqtarë.

E gjatë vitit të kaluar, 335 prej tyre kanë zgjidhur lëndë.

Për efektiviteti më të lartë, konsiderohet se duhet të zbatohen rregulloret në fuqi për prioritizimin e rasteve.

Nga të gjitha Gjykata në Kosovë, në vitin 2023 janë zgjidhur 1708 raste të krimeve të rënda./teve1