Haradinaj vlerëson rolin e Danimarkës në shtetndërtimin e Kosovës
Aktuale
February 12, 2024 - 21:42
Ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ndër të tjera, ai u takua edhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj dhe Hummelgaard, folën për sundimin e ligjit.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e vlerësoi lart rolin e Danimarkës në shtetndërtimin e Kosovës.
“Ministrin Hummelgaard e falënderova për rolin konstruktiv të Danimarkës, e cila gjithmonë ka qenë mbështetëse e fuqishme e vendit tonë në proceset euroatlantike dhe në proceset e tjera shtetndërtuese. Gjithashtu, kërkova që partneriteti mes dy vendeve tona i krijuar prej vitesh, të thellohet e zgjerohet në çështje të rëndësishme që kemi përpara”, tha ai.