Grafitet në veri, kërkohet të ketë më shumë policë në veri
Foto: Laura Hasani

Grafitet në veri, kërkohet të ketë më shumë policë në veri

Aktuale February 12, 2024 - 21:37

Rritja e numrit të zyrtarëve policorë në pjesën veriore të Kosovës, po konsiderohet i nevojshëm pas grafiteve të fundit që janë shkruar në Mitrovicë të Veriut e Leposaviq.

Një ditë më parë në këto komuna u rikthyen mbishkrimet “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.

Sipas, ish drejtorit të Policisë së Kosovë tashmë deputet i PDK-së, Rashit Qalaj këto mbishkrime janë një kërcënim i hapur dhe duhet të trajtohen me shume kujdes nga organet e drejtësisë.

“Institucionet e sigurise së Kosovës, Policia e Kosoves, AKI te gjitha institucionet e tjera duhet te jene të përkushtuara maksimalisht që të sigurojnë ambient te qetë në pjesën veriore këto grafite janë direkt një kërcënim ndaj rendit kushtetues të vendit dhe vijnë të inspiruara nga fjalimi i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuciq  në OKB pra ne qeveria e vendit dhe institucionet e sigurise duhet te jene shume vixhilente”, thotë Rashit Qalaj – PDK.

Derisa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë ofruar gjithë mbështetjen e tyre për këtë cështje, derisa shtojnë se qeveria duhet të këtë kujdes me deklarimet.

“Ata e dinë sikur 1 plus 1 që bëjnë dy se kurrë asnjë ushtri më nuk do të kthehet dhe që ka kush i del zot kësaj Kosove. Qysh i ka dal UÇK-ja në vitin 1999, tash me ushtri dhe instrumente kur të dojnë t’ia mësyjnë. Por nuk e kanë atë guxim”, thotë Besnik Tahiri – AAK.

Ndërkohë që shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje thotë se Serbia vazhdon të jetë mrapa këtyre dhe deeskalimit të situatës në veri, por që tashmë institucionet janë duke u marr me të.

“Është evidente që situata e sigurisë në veriun e vendit mbetet e brishtë, për shkak të pretendimeve dhe rrezikut potencial që ekziston nga grupe të caktuara të mbështetura nga Serbia. Paraqitja e grafiteve natyrisht që është marrë me shqetësim por edhe seriozitet të organeve kompetente. Siç e dini menjëherë janë aktivizuar policia dhe prokuroria për identifikimin e autorëve të paraqitjeve të këtyre grafiteve…Sa i përket situatës të paraqitjes së sulmit terrorist të Banjskës të shtatorit të vitit të kaluar, të gjitha informacionet tregojnë se asnjëherë nuk kanë rreshtur pretendimet e Serbisë për destabilitet të Kosovës”, thotë Mimoza Kusari Lila – Deputete e LVV.

Grafite të tilla, ishin shfaqur në lokacione të ndryshme në Serbi e jashtë saj, në veçanti në periudhën para para para sulmit terrorist në Banjskë në shtator të vitit të kaluar.

Derisa Policia këtë rast e ka inicuar si “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit.”, ndërsa bashkë me Prokurorinë, tashmë janë duke u ndërmarrë veprimet e para hetimore./dukagjini