KFOR-i vlerëson se protesta e sotme në veri ishte paqësore
Rregullorja e re e Bankës Qëndrore të Kosovës që ndalon pagesat me dinarë dhe njeh vetëm euro si valutë valide ka bërë që serbët në Mitrovicë të Veriut të protestojnë sot.
Gjatë kësaj periudhe u panë forca të shtuara të Policisë së Kosovës, mirëpo edhe ushtarë të KFOR-it ishin të pranishëm, raporton Zeri.info.
Përmes një njoftimi, forca paqëruajtëse e NATO-s në Kosovë vlerësuan se kjo protestë ishte paqësore dhe se nuk pati ndonjë incident.
“KFOR-i vazhdon të operojë si reagues i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët ne koordinohemi rregullisht.KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes”, thuhet ndër tjera. /Zëri