Një fshat në Kosovë heq gjuhën arabe nga ceremonitë fetare
Aktuale
February 12, 2024 - 19:29
Në Dubovë të Madhe nuk do të ketë më ceremoni fetare në gjuhën arabe.
Ky është vendimi që kanë marrë krerët e bashkësisë lokale të Dubovës së Madhe.
Vendimi thuhet se është marrë për shkak se ata nuk e kuptojnë gjuhën arabe dhe se duan që ritet të kryhen në gjuhën shqipe.
Për këtë vendim, Indeksonline ka kontaktuar me kryeimamin e Pejës, Enes Goga.Ai ka thënë se nuk ka vendim për këtë por vetëm një ide e cila sipas tij është dhënë vetëm sa për të shkurtuar në kohë ceremonitë fetare. Se si e sheh këtë propozim Enes Goga dhe cili është qëndrimi i Bashkësisë Islame ndaj kësaj ideje, kryeimami flet në detaje.