“Rregullorja e BQK-së të mos shihet vetëm si çështje e shtrirjes së sovranitetit”, thotë Abbotti
Sot kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.
Pas këtij takimi është deklaruar edhe Abbotti, i cili ka thënë se gjatë këtij takimi kanë diskutuar edhe rregulloren e re të BQK-së për ndalimin e dinarit, raporton Zeri.info.
Sipas tij, për këtë rregullore duhet të kihet parasysh edhe aspekti i qeverisjes së mirë dhe marrëdhënieve me komunitetin dhe jo vetëm të shikohet në aspektin e sovranitetit.
“Ndër temat e tjera diskutuam rregulloren e BQK-së dhe pikëpamjen time se kjo është një çështje që duhet të merret parasysh në aspektin e qeverisjes së mirë dhe marrëdhënieve me komunitetin dhe jo vetëm në aspektin e sovranitetit. Jam i kënaqur që marrëdhëniet mes dy parlamenteve tona mbeten shumë të forta”, shkroi ndër tjera ai. /Zëri
My farewell call on Speaker @KonjufcaGlauk was an open &good-humoured discussion. Among other topics we discussed the CBK regulation &my view that this is an issue that should be considered in terms of good governance &community relations rather than solely one of sovereignty. pic.twitter.com/pORi9S6xaa
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) February 12, 2024