Haradinaj pret në takim Hovenierin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, një domosdoshmëri

Haradinaj pret në takim Hovenierin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, një domosdoshmëri

Aktuale February 12, 2024 - 17:18

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.

Zhvillimet e fundit në vend ishin temë kyçe e këtij takimi, raporton Zeri.info.

Haradinaj tha se fillimisht falënderoi Hovenierin për angazhimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë për ta realizuar vizitën e tij në Amerikë.

Po ashtu, bëri të ditur se e njoftoi atë për temat e diskutimit gjatë takimeve që kishte në Departamentin e Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Pentagon, Kongres dhe Senat.

Kreu i AAK-së, theksoi se gjatë vizitës në Amerikë ka kërkuar që dialogu të shtrihet në marrëdhënie bilaterale dhe të ndodhë me hapa të përshpejtuar anëtarësimi i Kosovës në NATO.

“Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë”, shkroi ndër tjera ai. /Zëri