Hoti: Të dhënat e ATK-së, të japin përshtypjen sikur s’ka zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e vendit

Hoti: Të dhënat e ATK-së, të japin përshtypjen sikur s’ka zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e vendit

Aktuale February 12, 2024 - 14:12

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se 33% e qytetarëve dhe bizneseve kanë paguar më shumë tatim në pronë gjatë vitit 2023 krahasuar me vitin paraprak për shkak të vendimit të Qeverise për rritje të ngarkesës tatimore në pronë.

Sipas tij, ky vendim ishte absurd në kulmin e krizës nga inflacioni dhe krizës energjetike të cilat e dyfishuan koston e jetës.

Hoti mes tjerash është shprehur se këto të dhëna nga raporti preliminar i buxhetit për 2023 tregojnë për një situatë të rënduar ekonomike dhe sociale, ku sipas tij të krijohet përshtypja sikur nuk ka zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e vendit.

“33% më shumë tatim në pronë gjatë vitit 2023 kanë paguar qytetarët dhe bizneset krahasuar me vitin paraprak për shkak të vendimit të Qeverise për rritje të ngarkesës tatimore në pronë. Në kulmin e krizës nga inflacioni dhe krizës energjetike, të cilat e dyfishuan koston e jetës, ky vendim ishte absurd. Kjo dhe shumë të dhëna të tjera nga raporti preliminar i buxhetit për 2023 tregojnë për një situatë të rënduar ekonomike dhe sociale. Të krijohet përshtypja sikur nuk ka zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e vendit”, ka shkruar Hoti në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook. /Zëri