Çitaku për logon e pavarësisë: Kosovës zot i ka dalë UÇK-ja

Çitaku për logon e pavarësisë: Kosovës zot i ka dalë UÇK-ja

Aktuale February 11, 2024 - 23:54

Sot u publikua logoja zyrtare për nder të 16-vjetori të Pavarësisë së Kosovës.

“Kosovë ne të dalim zot”, ishte logoja zyrtare, por me këtë nuk u pajtua nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, raporton Zeri.info.

Çitaku ka thënë se Kosovës i ka dalë zot UÇK-ja në kohën kur është dashur.

“Këta, me shumë luftëtar e luftëtare që u shkuan mbas, i dolën zot Kosovës.

Ne të tjerët, falë luftës dhe sakrifiicës së tyre, e qeverisim Kosovën. Herë mirë, e herë jo.

Ama zot Kosovës, kur ka qenë koha, i ka dalë UÇK”, thuhet në reagimin e saj. /Zëri