Hoxhaj ftohet në Dubai për të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisë

Hoxhaj ftohet në Dubai për të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisë

Aktuale February 11, 2024 - 10:37

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisë në Dubai.

Ky Samit është një platformë për qeveritë e mbarë botës, ku marrin pjesë dhe angazhohen në diskutime globale mbi formësimin e së ardhmes së njerëzimit, raporton Zeri.info.

Hoxhaj këtë e bëri të ditur përmes një shkrimi në Facebook, ku ndër tjera tha se “Bashkë me shumë liderë të qeverive të shteteve të ndryshme, organizata ndërkombëtare e ndërmarrës botërorë, jam i ftuar të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisë, i cili këtë vit trajton temën e qeverive të së ardhmes, sfidat gjeopolitike dhe ekonomike, si dhe shkëmben ide për të fuqizuar gjeneratat e ardhshme të qeverive në tërë botën”. /Zëri