Haradinaj thotë se anëtarësimi i Kosovës në NATO do ta forconte paqen e sigurinë në vend

Haradinaj thotë se anëtarësimi i Kosovës në NATO do ta forconte paqen e sigurinë në vend

Aktuale February 11, 2024 - 10:14

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe që vepron në kuadër të KFOR-it italian.

Ai ka thënë se Italia është një ndër kontribuesit më të mëdhenj të paqes e sigurisë në Kosovë dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm për proceset integruese të vendit, raporton Zeri.info.

Haradinaj u shpreh se është shumë e rëndësishmë që Kosova të anëtarësohet në NATO, sepse sipas tij ky akt do ta forconte paqen dhe sigurinë në vend e rajon.

“Sot, në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe që vepron në kuadër të KFOR-it italian, falënderova Gjeneral Capodivento për angazhimin profesional dhe miqësor gjatë shërbimit të tij dhe i urova mirëseardhje Kolonelit Rosati, me urimet më të mira për sukses në detyrën e re”, shkroi ai. /Zëri