Kushtetuesja vendos, i rimbursohet paga shërbimit të jashtëm që iu ul me Ligjin e Pagave
Foto: Laura Hasani

Kushtetuesja vendos, i rimbursohet paga shërbimit të jashtëm që iu ul me Ligjin e Pagave

Aktuale February 10, 2024 - 22:21

Shpresën e humbur ua ktheu Gjykata Kushtetuese.

Disa kategorive në Policinë e Kosovës nga shkurti i 2023-ës iu është ulur rroga pas hyrjes në fuqi atëbotë të Ligjit të Pagave.

Por në fundvit, Kushtetuesja gjeti shkelje në disa nene dhe e ktheu në plotësim, njofton Klan Kosova.

Ani se ata morën shtesa tranzitore sa paga paraprake gjatë kësaj kohe, në sindikatë aktgjykimin e shohin të favorshëm në tri fusha.

Njësoj, këta 12 muaj u veprua edhe me disa kategori në sistemin e drejtësisë. E sektorit të shërbimit të jashtëm diplomatik, sipas Gjykatës Kushtetuese do t`u rimbursohen detyrimisht mjetet për kohën sa iu është zvogëluar paga.

Aktgjykimi i gjykatës më të lartë në vend, obligon ekzekutivin e legjislativin që brenda 6 muajsh, të miratojë ndryshimet e rekomanduara.