Ahmeti takon drejtuesit e German Economic Team, adresohet çështja e Kartonit të Gjelbër

Ahmeti takon drejtuesit e German Economic Team, adresohet çështja e Kartonit të Gjelbër

Aktuale February 10, 2024 - 16:24

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili ka pritur në takim një ekip nga German Economic Team, i cili ka qenë në kryesimin e Marie-Aimee Salopjata.

Ky takim është zhvilluar si përpjekje e adresimit të përfshirjes së Kosovës në sistemin e Kartonit të Gjelbër.

“Në këtë takim, nga ekspertët e GET-it u prezantuan dy studime të fokusuara, të realizuara me kërkesë të BQK-së, mbi ndikimet ekonomike për Republikën e Kosovës nga mos anëtarësimi në sistemin e Kartonit të Gjelbër, si dhe opsionet e mundshme për adresimin e kësaj çështje në mënyrë sa më efikase”, njofton BQK.

“Bazuar në qëndrimet aktuale, rekomandimet e dala dhe bashkërendimit në nivel institucional dhe ndërinstitucional do të avancohet drejt zgjidhjeve të mundshme praktike, si për të lehtësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave, ashtu edhe për integrimin rajonal e më gjerë”.