Haradinaj: Italia ka dhënë kontribut të madh për paqen dhe sigurinë në Kosovë

Haradinaj: Italia ka dhënë kontribut të madh për paqen dhe sigurinë në Kosovë

Aktuale February 10, 2024 - 14:40

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe që vepron në kuadër të KFOR-it italian në Kosovë.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se Italia ka dhënë kontribut të madh për paqen dhe sigurinë në Kosovë.

Postimi i plotë:

Italia është një nga kontribuesit më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, duke luajtur rol edhe në shumë procese të rëndësishme për vendin.

Partneriteti mes dy vendeve tona i krijuar prej vitesh, duhet të thellohet e zgjerohet në procese të rëndësishme që kemi përpara, siç është anëtarësimi i Kosovës në NATO, akt ky që do e forconte paqen dhe sigurinë në vend dhe rajon dhe në këtë synim, roli i KFOR-it është i jashtëzakonshëm.

Sot, në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe që vepron në kuadër të KFOR-it italian, falënderova Gjeneral Capodivento për angazhimin profesional dhe miqësor gjatë shërbimit të tij dhe i urova mirëseardhje Kolonelit Rosati, me urimet më të mira për sukses në detyrën e re.