Krerët e VV-së i përulën pllakës përkujtimore të Monit e Arbenit, Kurti: Askush s’duhet të ketë imunitet nga drejtësia

Krerët e VV-së i përulën pllakës përkujtimore të Monit e Arbenit, Kurti: Askush s’duhet të ketë imunitet nga drejtësia

Aktuale February 10, 2024 - 13:14

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministra të kabinetit të tij e kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore e ish-aktivistëve të kësaj partie, Mon Balajt e Arben Xheladinit, të cilët u vranë më 10 shkurt të vitit 2007.

Në lidhje me këtë, kryeministri Albin Kurti tha se Mon Balaj e Arben Xheladini u vranë nga policia ndërkombëtare e UNMIK-ut, të cilët hodhën mbi 232 plumba gome me afat të skaduar mbi protestuesit paqësorë atë ditë.

“Ajo ishte një protestë paqësore. U patëm grumbulluar në Pejton, nëpër sheshin “Nënë Tereza” për të shkuar te permendorja e Skënderbeut, por këtu marshimi ynë paqësor u ndal përgjysmë, të cilët ajrin e sheshit e mbushën me gazëlotsjellës, ndërkaq rrugën kryesore e përgjaken me gjakun e Monit dhe Arbenit, por edhe të 80 protestuesve të tjerë”, tha Kurti.

Më tej, Kurti tha se të gjithë përgjegjësit për vrasjen e Monit dhe Arbenit, askush e askund s’duhet të kenë imunitet nga drejtësia. /klankosova