Deputeti gjermano-kroat: Vuçiqi është në presion masiv

Deputeti gjermano-kroat: Vuçiqi është në presion masiv

Aktuale February 09, 2024 - 22:35

Të premten u prit në dy komisione të parlamentit kosovar, duke përfshirë edhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Por një ditë më parë, deputeti gjerman, Josip Juratoviq dhe një grup i kolegëve të tij, qëndruan në Mitrovicë. Aty takuan persona të komunitetit serb dhe çështja e përdorimit të dinarit serb në Kosovë, ishte në krye të bisedave që pati me ta. Deputeti me prejardhje nga Kroacia, tha se banorët në veri ndihen të manipuluar e të zhgënjyer si nga Beorgadi e ashtu edhe Prishtina. Ai tha që serbët duhet të integrohen e identifikohen me Kosovën.

“Serbët në veri më thanë se ata nuk janë kundër masave, ata vetëm janë të pasigurt sepse janë të papërgatitur për këtë. Mendoj se duhet t’i përgatisin më mirë. Ata janë për më shumë transparencë, sepse edhe ata e pranojnë se 1/3 (një e treta) e fondeve zhduken diku, dhe asnjeri se di ku janë këto mjete. Pra që kontrolla është e domosdoshme. Askush nuk është kundër kësaj”, tha Juratoviq para gazetarëve në Kuvend, njofton Klan Kosovsa.

Pjesëtari i Partisë Socialdemokrate (SPD) që është në pushtet, tha se gjermanët janë miq e përkrahës të Kosovës, por veprimet e politikanëve në Kosovë, nganjëherë po e bëjnë Berlinin të ndihen jo mirë.

Ai bën thirrje për normalizim të raporteve me Serbinë, ndërsa shton se pushteti në Beograd ka presion të jashtëzakonshëm, si nga jashtë, ashtu edhe nga brenda.

Juratoviq përmend daljen e serbëve nëpër rrugët e Beogradit për të kërkuar më shumë demokraci si një dëshmi sipas tij “që në këtë shtet ka shumë qytetarë të cilët janë kundër, siç thotë, “regjimit autokratik që po bëhet gjithnjë e më i fortë dhe më masiv në Serbi”.

“Vuçiq tani ka rënë nën persion masiv. Tani edhe me zgjedhjet e fundit. Shihet aty i gjithë manipulimi dhe dominimi në zgjedhje. Ai, është nën presion të pabesuseshëm për të mbajtur qeverinë, pra sistemin. Në këtë situata është e qartë se ai kërkon çdo mundësi për të dalë nga kritika e brendshme politike, me çështje të politikës së jashtme”, theksoi anëtari gjermano-kroat i Bundestagut.