Komuna e Prishtinës për problemin me qentë endacakë: Kemi trajtuar mbi 3 mijë raste

Komuna e Prishtinës për problemin me qentë endacakë: Kemi trajtuar mbi 3 mijë raste

Aktuale February 09, 2024 - 21:25

Kryeqyteti tash e sa kohë është përballur me qentë endacakë, mirëpo sot Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka bërë një hap për ta zgjidhur këtë problem.

Bëhet e ditur se deri më tani janë trajtuar 3356 qen endacakë, pra janë sterilizuar, vaksinuar e janë pajisur me mikroçip, raporton Zeri.info.

“Ky proces është realizuar në bashkëpunim me katër operatorë ekonomikë, që çdo qen të trajtohet me kujdesin që meriton.

Vetëm nga janari deri në maj të vitit 2022, kemi trajtuar 709 qen, duke treguar angazhimin tonë të qëndrueshëm për një mjedis më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë, përfshirë miqtë tanë me katër këmbë”, thuhet në njoftim. /Zëri