Ballë për ballë në OKB, Kurti apo Vuçiqi triumfoi në Këshillin e Sigurimit?

Ballë për ballë në OKB, Kurti apo Vuçiqi triumfoi në Këshillin e Sigurimit?

Aktuale February 09, 2024 - 19:57

Argumentet për nevojën e përdorimit të euros nga Kosova e kundërshtimin për heqjen e përdorimit të dinarit nga Serbia, palët i shtruan në një nivel më të lartë.

Rregulloren e BQK-së e cila hyri në fuqi në fillim shkurt e po mbrohet fuqishëm nga qeveria, e kryeministri Albin Kurti e presidenti i Serbisë, e diskutuan edhe në New York mbrëmjen e së enjtes, konkretisht në mbledhjen e këshillit të sigurimit të OKB-së.

Ish-ministri i informimit në periudhën e Slobodan Milosheviqit, tani president i Serbisë, mes tjerash përsëriti se serbët po persekutohen, po iu vështirësohet jeta dhe me qëllimin largimin nga Kosova.

Por në përgjigjen e tij Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se rregullorja e re e BQK-së nuk e pengon Serbinë që t’i ndihmojë qytetarët serbë në Kosovë, përderisa i ka përmendur shpopullimin që ata po e bëjnë me shqiptarët e Luginës.

Kurti në OKB nuk la pa përmendur Serbinë si shtet që kreu gjenocid në Kosovë e Bosnjë, duke e ftuar aty për aty të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje.

Në këtë përballje, analisti Dibran Hoxha, humbës e sheh presidentin Serb, shtei i të cilti kërkoi seancën në New York.

“Nuk e di me siguri nëse ka fitues në përballje por unë e di me sigrui që ka një humbës, dhe ai është Vuçiqi, jo ekskluzivisht pse u përballë me Zotin Kurti por sepse nga të gjithë përfaqësuesit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ishte një fjali shumë e qartë që këto cështje i zgjidhni në Bruksel, pran nënteksti i kësaj mesazhi pse na keni thirrë në Bruksel për gjëra kaq të parëndësishme dhe të gjitha pretendimet e Vuçiqit për përndjekje dhe persekuptim ranë posht”, ka thënë analisti politik Dibran Hoxha.

Përderisa paraqitja e Kurtit vlerësohet e dinjitetshme, pjesmarrja e Kosovës atje, për të tilla çështje po konsideroeht e padobishme.

“Paraqitja e Kurtit nga ajo që është thënë dje, është e duhur, është përmbabjtësore, është temtike… Ideja për të mabjtur një takim në këtë formë nuk është e dobishme për Kosovën, por as nuk pres nga Serbia të ndryshojë këtë qasje për cka me viktimixime të tilla mund të përballemi edhe të ardhmen“, ka deklaruar profesori Dorajet Imeri.

Kryeministri Kurti në mbledhjen e Këshilit të Sigurimit, u shoqërua nga zëvendëskryeminstrja, Donika Gërvalla.