Zeqiri: Kritika e SHBA-së për Kosovën në KS të OKB-së, jashtëzakonisht e madhe

Zeqiri: Kritika e SHBA-së për Kosovën në KS të OKB-së, jashtëzakonisht e madhe

Aktuale February 09, 2024 - 19:45

Adrian Zeqiri nga Qendra Evropiane për Çështjet e Minoriteteve ka thënë se kritika që përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së i bëri Kosovës, në gjuhën diplomatike është jashtëzakonisht e madhe.

 Ai ka shtuar se thirrja për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për të adresuar një çështje siç është rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës është e panevojshme.

Sipas tij, kjo çështje ka mundur të adresohet në mënyrë tjetër në mënyrë me aleatët ndërkombëtarë.

“Të kemi parasysh, përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së e kritikoi Qeverinë e Kosovës që nuk është koordinuar me aleatët. Kjo në gjuhën diplomatike i bie një kritikë jashtëzakonisht e madhe”, është shprehur Adrian Zeqiri./klankosova