Hasani: Shqipëria do qëndrojë krah Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm
Foto:Laura Hasani

Hasani: Shqipëria do qëndrojë krah Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm

Aktuale February 09, 2024 - 16:01

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka reaguar me anë të një postimi në platformën “X” duke u shprehur se nuk mjafton vetëm dënimi i sulmit të Banjskës, por duhet të sigurohemi që një gjë e tillë të mos përsëritet.

Duke iu referuar fjalës së mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga Linda Thomas-Greenfield, Hasani tha se ndërkohë që ka kërcënime ndaj sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës, Shqipëria do qëndrojë krah saj në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm.

“Siç edhe Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, vuri dje në dukje në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se ka “kërcënime akute ndaj sigurisë dhe stabilitetit që vijnë nga jashtë Kosovës. Nuk mjafton vetëm të dënojmë Banjskën. Ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë. Ndërsa qëndrojmë në krah të Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë të këshillojë liderët e Kosovës për rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë” shkruan Hasani.