Shpërndahen 66 kosha për riciklim të mbeturinave në shkollën “Ibrahim Rugova”

Shpërndahen 66 kosha për riciklim të mbeturinave në shkollën “Ibrahim Rugova”

Aktuale February 09, 2024 - 15:35

Shpërndahen 66 kosha për riciklim të mbeturinave në shkollën “Ibrahim Rugova” në komunën e Podujevës, njofton Komuna e Podujevës në një postim në Facebook.

Në kuadër të pilot projektit të Strategjisë për riciklimin e mbeturinave në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ibrahim Rugova”, sot është bërë shpërndarja e 66 koshave për riciklim të mbeturinave nëpër klasa me masë 50l. Prej tyre ishin 22 kosha të kaltër për mbeturinat me letër, 22 kosha të verdhë për plastikë dhe 22 kosha të zi për mbetje të përziera.

Qëllimi i këtij pilot projekti është funksionalizimi i sistemit të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve në Komunën e Podujevës, e cila pason qarkoren e ekonomisë duke ndjekur praktikat e qytetit të binjakëzuar Velbert, ku edhe po mbështetet nga konsulenti i GIZ-it në Komunën e Podujevës.

“Shumë shpejt do të fillojë shpërndarja e koshave edhe në 4 shkolla tjera, ndërsa me fillimin e vitit të ri shkollor në shtator synohet zgjerimi i projektit të riciklimit me përfshirje më të madhe”, thuhet në njoftim.

Ekipi i Komunës së Podujevës do të monitorojë këtë proces dhe do të përkujdeset për mbarëvajtje të projektit. /Zëri